REC Shqipëri, në kuadër të projektit “EJA: Environmental Justice in Albania” financuar nga Bashkimi Evropian, kërkon të kontraktojë një ekspert për pozicionin “Drejtues Ekipi” që do të koordinojë punën e grupeve që do të zhvillojnë kapitujt e raportit “Cap and Gap: Grey Crime and Green Justice in Albania” dhe do të konsolidojë materialin në një raport përfundimtar. Raporti do të analizojë punën e strukturave ligj-zbatuese dhe atyre të drejtësisë në trajtimin e kundërvajtjeve mjedisore në qarqet Tiranë, Elbasan dhe Korçë, duke identifikuar hendeqet dhe duke ofruar rekomandime konkrete për përmirësim.
Raporti do të përbëhet nga kapituj të veçantë që analizojnë:
- Rolin e Policisë së Shtetit në mbrojtje të mjedisit
- Rolin e Prokurorisë në investigimin e krimit mjedisor
- Rolin e Gjykatave në garantimin e drejtësisë mjedisore
- Rolin e mediave në denoncimin dhe investigimin e krimit mjedisor (hartuar nga BIRN Albania)
Objektivat e detyrës
- Garantimi i një qasjeje të unifikuar, metodologjikisht të saktë dhe të bazuar në evidenca për hartimin e raporteve
- Sigurimi i sinkronizimit ndërmjet grupeve të ekspertëve dhe kontributit efektiv në analizën përfundimtare
- Integrimi i të gjithë kapitujve në strukturën e përgjithshme të raportit
- Propozimi i mekanizmave për matjen e progresit dhe zbatimin e rekomandimeve
Përgjegjësitë kryesore
Drejtuesi i Ekipit do të:
- Mbajë seanca informuese dhe trajnuese me grupet e ekspertëve
- Ofrojë udhëzime për terminologjinë dhe metodologjinë e unifikuar
- Zhvillojë strukturën e detajuar për kapitujt
- Mbikëqyrë punën e grupeve për të garantuar përputhshmërinë e të dhënave
- Organizojë takime të rregullta koordinimi dhe raportimi
- Rishikojë produktet e punës dhe integrojë përmbajtjen në raportin përfundimtar
- Marrë pjesë në aktivitete trajnimi me OSHC-të dhe përfaqësuesit e mediave
Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar
- Arsimi: Diplomë universitare e avancuar (Master ose më e lartë) në Drejtësi
- Përvoja profesionale:
- Minimumi 7 vite përvojë në projekte ligjore, drejtësi mjedisore ose qeverisje
- Përvojë e demonstruar në drejtimin e ekipeve ndërdisiplinore
- Njohuri të mira mbi legjislacionin mjedisor dhe strukturat institucionale të Shqipërisë
- Aftësitë dhe kompetencat:
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhuese
- Aftësi të forta komunikimi dhe ndërpersonale
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal në anglisht dhe shqip
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afate të ngushta
Kohëzgjatja e detyrës
Detyra do të fillojë menjëherë pas përzgjedhjes së kandidatit dhe do të përfundojë me dorëzimin e raportit final “Green Justice and Grey Crime in Albania”.
Procedura e aplikimit
Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në adresat projects@recshqiperi.org dhe recshqiperi@gmail.com deri më 28 mars 2025:
- Curriculum Vitae (CV) që përshkruan kualifikimet dhe përvojën relevante
- Plani i Propozuar i Punës që tregon disponueshmërinë, metodologjinë dhe afatin kohor paraprak
- Letër Motivimi që shpjegon qasjen ndaj koordinimit dhe konsolidimit të raportit
- Propozim Financiar që të cilësojë tarifën ditore të punës
Kohëzgjatja e detyrës
Kjo detyrë parashikohet të ketë një kohëzgjatje deri në 24 ditë pune.
Shënim
Për më shumë detaje mbi objektin e punës dhe kornizën e udhëzimeve përkatëse, ju lutemi referohuni në Termat e Referencës më poshtë.
Anekse: