REC Shqipëri, në bashkëpunim me partnerët zbatues të projektit “Environmental Justice Albania: EJA,” shpall tenderin për grup ekspertize në procesin e hartimit të një raporti diagnostik lidhur me aksionin policor rreth sigurisë mjedisore në Shqipëri. Raporti do të jetë pjesë e një pakete gjithëpërfshirëse, e cila do të përbëhet nga katër kapituj që analizojnë rolin e institucioneve kyçe në trajtimin e abuzimeve mjedisore: Policia, Prokuroria, Gjykatat dhe Media. Kjo paketë synon të ofrojë një pasqyrë të plotë mbi sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e zbatimit të të drejtave mjedisore. Raporti mbi policinë do të përqendrohet në mënyrën se si ky institucion trajton rastet e abuzimeve mjedisore, kapacitetet dhe sfidat e tij në mbrojtjen e mjedisit, dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, në kuadër të mbrojtjes së të drejtave mjedisore.
Kriteret mbi profilin e ekspertizës së kërkuar
Grupi i ekspertëve duhet të përbëhet nga jo më shumë 3 profesionistë (mund të pranohen edhe 2 në rast se njëri prej ekspertëve plotëson kriteret teknike të pozicionit të tretë) të fushave të mëposhtme:
- Gazetar Investigativ – me eksperiencë në raportimin e çështjeve të ndërlidhura me të drejtat e mjedisit, investigimin e rasteve të abuzimit mjedisor dhe përfaqësimin e çështjeve të komuniteteve të prekura.
- Ekspert Ligjor – i pajisur me njohuri të thelluara në fushën e ligjeve mjedisore dhe drejtësisë, për të siguruar që përmbajtja e raporteve të jetë në përputhje me standardet ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Analist apo Ekspert i Fushave të Ndërlidhura – me një lloj afilimi në përvojë me punën e institucioneve të rendit dhe raportet ndër-institucionale me agjenci të tjera, në mbledhje dhe analizim të dhënash, si dhe/apo të ketë njohuri në drejtësinë mjedisore, sigurinë e komunitetit dhe të drejtat e njeriut, për të ndihmuar në përpunimin e të dhënave dhe identifikimin e mangësive ekzistuese në kuadrin institucional.
Objekti i punës dhe korniza e udhëzimeve
Grupi i përzgjedhur i ekspertëve do të angazhohen në krijimin e raporteve që analizojnë situatën e të drejtave mjedisore në Shqipëri nga perspektiva e zbatimit të ligjit dhe përfshirjes së policisë. Raportet diagnostike pritet të ndihmojnë në identifikimin e hendeqeve ekzistuese dhe në përmirësimin e kuadrit institucional për mbrojtjen e mjedisit.
Procesi i aplikimit
Të gjithë grupet e interesuara janë të ftuar të paraqesin në adresën projects@recshqiperi.org dhe recshqiperi@gmail.com një CV të anëtarëve të grupit dhe një propozim metodologjik, ku përshkruajnë strukturën e raportit, qasjen dhe hapat që planifikojnë të ndjekin për realizimin e detyrës. Ky dokument duhet të pasqyrojë vizionin e grupit për mënyrën më efektive të përmbushjes së objektivave të projektit dhe përmbajtjen e qartë të fazave dhe metodave që do të përdoren për përgatitjen e raportit.
Kohëzgjatja e detyrës
Koha për zhvillimin e raportit do te jete 60 ditë nga afati i nënshkrimit të kontratës.
Afati për dorëzimin e aplikimeve
Dokumentacioni i plotë duhet të dorëzohet deri më 15/01/2024.
Shënim
Për më shumë detaje mbi objektin e punës dhe kornizën e udhëzimeve përkatëse, ju lutemi referohuni në Termat e Referencës.