Climate Change

The urgency of the climate crisis has recently gained significant traction, with efforts and actions being recognized as necessary by experts and the public discourse in Albania. However, its integration into mainstream awareness remains largely limited to scientific circles, making it difficult for the general public to grasp and for decision-makers to articulate effectively. Unfortunately, the severity of the climate crisis hasn’t received enough focus in various sectors like governance, media, and education, hindering widespread awareness and understanding.

– REC Albania’s Annual Report 2023

Ongoing Projects

Tackling Climate Change

Triggering Emissions Reductions in Power- and Emissions-Intensive Sectors (TERPEIS)

TERPEIS is a regional initiative supported through the EUKI program of the German Federal Ministry for Economic Affairs and Climate Action. The focus of this project is to pursue a bottom-up approach to assist in the implementation of the Green Agenda for the Western Balkans.

Monitoring Coastal Eutrophication through Earth Observation for ESA

The aim of this project is to provide data for a satellite monitoring system of coastal eutrophication conditions in two countries, Albania and Tanzania. REC Albania acts as the official and exclusive partner of CGI Italia for our country, and generates data for this system.

KlimaSOT – Scientific information channel about the climate in Albania

The project aims to enhance media coverage and public understanding of climate change in Albania. It addresses gaps in scientific coverage and public perception through various activities, including engaging national scientists, reacting to climate-related events, as well as facilitating networking between journalists and researchers.

Thirrje për Pozicion Pune “Financier me Kohë të Pjesshme”, pranë REC Shqipëri

Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri (REC Shqipëri) është një organizatë e përkushtuar ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe vepron aktivisht në këtë sektor. Aktualisht, po kërkojmë një Financier me kohë të pjesshme për t’u bashkuar me ekipin tonë. Përgjegjësitë kryesore për këtë pozicion përfshijnë: Ndjekjen e procedurave financiare të organizatës; Rakordimin e transaksioneve bankare sipas shpenzimeve të regjistruara; Përgatitjen e buxheteve dhe pasqyrave financiare brenda afateve të përcaktuara; Përpunimin e veprimeve bankare, përfshirë depozitat, transferimet dhe tërheqjet; Rakordimin e veprimeve me para në dorë (cash); Menaxhimin e procedurave të pagave të punonjësve në përputhje me legjislacionin fiskal shqiptar; Përpunimin e pagesave dhe kontrollin e faturave; Komunikimin me agjencinë financuese, partnerët dhe kolegët brenda organizatës; Bashkëpunimin dhe punën në skuadër, në përputhje me nevojat e organizatës. Kush mund të aplikojë? Ftohen të aplikojnë të gjithë të interesuarit me formim ekonomik, si dhe studentët e viteve të fundit të programeve Master në fushat përkatëse. Si të aplikosh? Plotësoni formularin në link-un e mëposhtëm dhe ngarkoni në të CV-në ose Letrën tuaj të Motivimit: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfxzFcpNSc-ZIAkR6hPbFZAfrRi_BZE9qUTx3AauOFHLJRZiQ/viewform?usp=header Suksese! Skuadra e REC Shqipëri

Read More »

Thirrje për Internship në REC Shqipëri – Bëhu Pjesë e Ekipit Tonë!

REC Shqipëri është një organizatë me fokus mbrojtjen e mjedisit dhe është aktive në sektor që prej vitit 1994. Në kuadër të zhvillimeve të reja dhe qasjes novatore në punën me projekte, si dhe synimit për të afruar të rinjtë në nisma të vullnetarizmit dhe programe internshipi, ftojmë të rinjtë e interesuar të bëhen pjesë e ekipit tonë. Nëse je student i vitit të fundit ose i sapodiplomuar, të apasionon mbrojtja e mjedisit dhe dëshiron të punosh në një mjedis dinamik e sfidues, je i mirëpritur të na bashkohesh! Përmes këtij programi, do të kesh mundësinë të aftësohesh dhe të kontribuosh në projekte konkrete, si dhe të fitosh përvojë, që mund të të afrojë me mundësitë e punësimit. Aplikimet janë të hapura gjatë gjithë vitit. Jemi veçanërisht të interesuar për të rinj që: Zotërojnë gjuhën angleze; Kanë aftësi në dizajn grafik dhe përdorimin e produkteve web; Janë energjikë, të motivuar dhe të gatshëm për të mësuar. Plotësoni formularin në link-un e mëposhtëm dhe ngarkoni në të CV-në ose Letrën tuaj të Motivimit: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScOq7k4XJAATJejteZrov_3K3fCK-a055Ldazkx3jpuSd64SA/viewform?usp=sharing Suksese! Skuadra e REC Shqipëri

Read More »

Thirrje për Shërbime Editimi dhe Montimi Videoje

Qendra Burimore e Mjedisit (REC) në Shqipëri shpall thirrjen për aplikime për shërbime fotografimi dhe filmimi në kuadër të projektit “The Triad of Arbanon’s Heritage,” financuar nga programi EU4Culture. Kërkojmë një ofrues shërbimi për të përpunuar dhe edituar materialet bruto të fotografimit dhe filmimit për të prodhuar video promovuese dhe dokumentuese të projektit. Shërbimet e kërkuara përfshijnë: Tre video një-minutëshe (1 min) për secilin prej tre objekteve të trashëgimisë kulturore: Kisha e Shna ‘Ndout në Kepin e Rodonit, Ura e Kurçajt në Krujë dhe Kisha Manastir e Rubikut. Një video përmbledhëse që pasqyron aktivitetet dhe rezultatet e projektit, duke përfshirë pamje nga terreni dhe veprimtaritë me grupet e synuara. Montimi duhet të përfshijë përdorimin e grafikave, titrave informuese dhe efekteve minimale për një rrjedhë vizuale profesionale. Përshtatje të materialeve për përdorim në platforma të ndryshme (TV, rrjete sociale, prezantime). Kriteret kryesore përfshijnë: Eksperiencë të dëshmuar në montimin e videove dhe prodhimin multimedial. Portofol punësh të ngjashme. Përputhshmëri me standardet teknike (editimi dhe montimi në format të përshtatshëm për transmetim dhe publikim digjital (4K dhe Full HD), video me logo dhe brandim të projektit, muzikë dhe efekte zanore pa të drejta autori ose të licencuara për përdorim) dhe afatet e cilësuara. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 25 Mars 2025. Ofertat duhet të dërgohen në adresat e mëposhtme: info@recshqiperi.org development@recshqiperi.org   Ju lutemi, përfshini një portofol të punëve tuaja të mëparshme dhe një ofertë financiare të detajuar. Për më shumë detaje rreth kësaj thirrje, ju lutemi të shihni me vëmendje Termat e Referencës

Read More »

Thirrje për Shërbime Fotografimi dhe Filmimi

Qendra Burimore e Mjedisit (REC) në Shqipëri shpall thirrjen për aplikime për shërbime fotografimi dhe filmimi në kuadër të projektit “The Triad of Arbanon’s Heritage,” financuar nga programi EU4Culture. Kërkojmë një ofrues shërbimi për të siguruar materiale fotografike dhe filmike të objekteve të mëposhtme të trashëgimisë kulturore: Kepi i Rodonit (Kisha e Shna Ndout dhe mjediset përreth) Ura e Kurçajt Kisha Manastir e Rubikut Materialet do të përdoren për dokumentimin dhe promovimin e këtyre objekteve. Kriteret kryesore përfshijnë: Eksperiencë minimumi 3 vjet në projekte të ngjashme Portofol punësh të mëparshme Disponueshmëri të pajisjeve profesionale (kamera DSLR/mirrorless, drone, stabilizues) dhe përputhje me kriteret teknike (4K për video, minimum 20 MP për foto) Aftësi për të realizuar të paktën 4 udhëtime në vendndodhjet e përcaktuara, ku dy prej tyre duhet të përkojnë me datat e ekspeditave (29 Mars dhe 5 Prill 2025) Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 25 Mars 2025. Ofertat duhet të dërgohen në adresat e mëposhtme: info@recshqiperi.org development@recshqiperi.org   Ju lutemi, përfshini një portofol të punëve tuaja të mëparshme dhe një ofertë financiare të detajuar. Për më shumë detaje rreth kësaj thirrje, ju lutemi të shihni me vëmendje Termat e Referencës

Read More »

Thirrje për Ekspert: Drejtues i Ekipit për Koordinimin e Raportit “Green Justice and Grey Crime in Albania”

REC Shqipëri, në kuadër të projektit “EJA: Environmental Justice in Albania” financuar nga Bashkimi Evropian, kërkon të kontraktojë një ekspert për pozicionin “Drejtues Ekipi” që do të koordinojë punën e grupeve që do të zhvillojnë kapitujt e raportit “Cap and Gap: Grey Crime and Green Justice in Albania” dhe do të konsolidojë materialin në një raport përfundimtar. Raporti do të analizojë punën e strukturave ligj-zbatuese dhe atyre të drejtësisë në trajtimin e kundërvajtjeve mjedisore në qarqet Tiranë, Elbasan dhe Korçë, duke identifikuar hendeqet dhe duke ofruar rekomandime konkrete për përmirësim. Raporti do të përbëhet nga kapituj të veçantë që analizojnë: Rolin e Policisë së Shtetit në mbrojtje të mjedisit Rolin e Prokurorisë në investigimin e krimit mjedisor Rolin e Gjykatave në garantimin e drejtësisë mjedisore Rolin e mediave në denoncimin dhe investigimin e krimit mjedisor (hartuar nga BIRN Albania) Objektivat e detyrës Garantimi i një qasjeje të unifikuar, metodologjikisht të saktë dhe të bazuar në evidenca për hartimin e raporteve Sigurimi i sinkronizimit ndërmjet grupeve të ekspertëve dhe kontributit efektiv në analizën përfundimtare Integrimi i të gjithë kapitujve në strukturën e përgjithshme të raportit Propozimi i mekanizmave për matjen e progresit dhe zbatimin e rekomandimeve Përgjegjësitë kryesore Drejtuesi i Ekipit do të: Mbajë seanca informuese dhe trajnuese me grupet e ekspertëve Ofrojë udhëzime për terminologjinë dhe metodologjinë e unifikuar Zhvillojë strukturën e detajuar për kapitujt Mbikëqyrë punën e grupeve për të garantuar përputhshmërinë e të dhënave Organizojë takime të rregullta koordinimi dhe raportimi Rishikojë produktet e punës dhe integrojë përmbajtjen në raportin përfundimtar Marrë pjesë në aktivitete trajnimi me OSHC-të dhe përfaqësuesit e mediave Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar Arsimi: Diplomë universitare e avancuar (Master ose më e lartë) në Drejtësi Përvoja profesionale: Minimumi 7 vite përvojë në projekte ligjore, drejtësi mjedisore ose qeverisje Përvojë e demonstruar në drejtimin e ekipeve ndërdisiplinore Njohuri të mira mbi legjislacionin mjedisor dhe strukturat institucionale të Shqipërisë Aftësitë dhe kompetencat: Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhuese Aftësi të forta komunikimi dhe ndërpersonale Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal në anglisht dhe shqip Aftësi për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afate të ngushta Kohëzgjatja e detyrës Detyra do të fillojë menjëherë pas përzgjedhjes së kandidatit dhe do të përfundojë me dorëzimin e raportit final “Green Justice and Grey Crime in Albania”. Procedura e aplikimit Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në adresat projects@recshqiperi.org dhe recshqiperi@gmail.com deri më 28 mars 2025: Curriculum Vitae (CV) që përshkruan kualifikimet dhe përvojën relevante Plani i Propozuar i Punës që tregon disponueshmërinë, metodologjinë dhe afatin kohor paraprak Letër Motivimi që shpjegon qasjen ndaj koordinimit dhe konsolidimit të raportit Propozim Financiar që të cilësojë tarifën ditore të punës Kohëzgjatja e detyrës Kjo detyrë parashikohet të ketë një kohëzgjatje deri në 24 ditë pune. Shënim Për më shumë detaje mbi objektin e punës dhe kornizën e udhëzimeve përkatëse, ju lutemi referohuni në Termat e Referencës më poshtë. Anekse: Termat e Referencës

Read More »

Thirrje për Ekspert: Për realizimin e kërkimeve në sektorin publik, “për shqyrtimin e kundërvajtjeve të natyrës administrative me karakter mjedisor”

REC Shqipëri, në kuadër të projektit “EJA: Environmental Justice in Albania” shpall thirrjen për ekspert/grup ekspertësh për realizimin e kërkimeve në sektorin publik për shqyrtimin e kundërvajtjeve të natyrës administrative me karakter mjedisor. Ky studim do të jetë pjesë e një raporti gjithëpërfshirës diagnostik të titulluar “Green Justice and Grey Crime in Albania”, i cili synon të identifikojë dhe analizojë situatën aktuale të drejtësisë mjedisore në Shqipëri. Kjo analizë do të fokusohet në identifikimin e organeve ekzekutive që kanë përgjegjësi në vendosjen e masave administrative për shkeljet mjedisore, vlerësimin e legjislacionit në fuqi, analizimin e zbatimit të këtyre masave, si dhe në ofrimin e rekomandimeve për përmirësimin e procedurave administrative në funksion të mbrojtjes së mjedisit. Objekti i punës Eksperti/grupi i ekspertëve do të angazhohet në: Hartëzimin e organeve ekzekutive me përgjegjësi për inspektimin, vlerësimin dhe vendosjen e masave administrative për shkeljet mjedisore Analizimin e kuadrit ligjor dhe mënyrës së zbatimit të tij Vlerësimin e kundërvajtjeve administrative të konstatuara, duke përfshirë kategorizimin e masave ndëshkuese Identifikimin e praktikave më të mira dhe boshllëqeve në sistemin e dënimeve administrative për çështjet mjedisore Hartimin e rekomandimeve për përmirësimin e procedurave administrative dhe forcimin e mekanizmave të zbatimit Kriteret për përzgjedhjen e ekspertit Kandidatët duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme: Diplomë në drejtësi, shkenca mjedisore, administrim publik ose fusha të ngjashme Eksperiencë 2-5 vjeçare në analizën e çështjeve administrative dhe/ose mjedisore Njohuri të thelluara mbi kuadrin ligjor për mbrojtjen e mjedisit dhe kundërvajtjet administrative në Shqipëri Aftësi të shkëlqyera analitike dhe raportimi Produktet dhe afatet Koha për zhvillimin e raportit do te jete 60 ditë nga afati i nënshkrimit të kontratës. Javët 1-3: Mbledhja e të dhënave dhe analiza paraprake Javët 4-5: Takime/intervista dhe përpunimi i informacionit Javët 5-8: Finalizimi i raportit dhe paraqitja e rekomandimeve Produkti final duhet të dorëzohet jo më vonë se data 31/05/2025. Afati për dorëzimin e aplikimeve Dokumentacioni i plotë duhet të dorëzohet deri më 28/03/2025. Procesi i aplikimit Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme: CV – Duke përfshirë përvojën profesionale dhe arsimore relevante Letër Interesi – Përshkrim i shkurtër mbi përvojën përkatëse dhe motivimin për këtë angazhim Qasja Teknike (2-3 faqe) – Përshkrimi i metodologjisë së propozuar për realizimin e detyrës Raporte/Analiza me fokus të ngjashëm (nëse ka) Dokumentet duhet të dërgohen në adresat elektronike: projects@recshqiperi.org dhe recshqiperi@gmail.com. Kohëzgjatja e detyrës Kjo detyrë parashikohet të ketë një kohëzgjatje deri në 12 ditë pune. Shënim Për më shumë detaje mbi objektin e punës dhe kornizën e udhëzimeve përkatëse, ju lutemi referohuni në Termat e Referencës më poshtë. Anekse: Termat e Referencës

Read More »