Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri (REC Shqipëri) është një organizatë e përkushtuar ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe vepron aktivisht në këtë sektor. Aktualisht, po kërkojmë një Financier me kohë të pjesshme për t’u bashkuar me ekipin tonë.
Përgjegjësitë kryesore për këtë pozicion përfshijnë:
✔ Ndjekjen e procedurave financiare të organizatës;
✔ Rakordimin e transaksioneve bankare sipas shpenzimeve të regjistruara;
✔ Përgatitjen e buxheteve dhe pasqyrave financiare brenda afateve të përcaktuara;
✔ Përpunimin e veprimeve bankare, përfshirë depozitat, transferimet dhe tërheqjet;
✔ Rakordimin e veprimeve me para në dorë (cash);
✔ Menaxhimin e procedurave të pagave të punonjësve në përputhje me legjislacionin fiskal shqiptar;
✔ Përpunimin e pagesave dhe kontrollin e faturave;
✔ Komunikimin me agjencinë financuese, partnerët dhe kolegët brenda organizatës;
✔ Bashkëpunimin dhe punën në skuadër, në përputhje me nevojat e organizatës.
Kush mund të aplikojë?
Ftohen të aplikojnë të gjithë të interesuarit me formim ekonomik, si dhe studentët e viteve të fundit të programeve Master në fushat përkatëse.
Si të aplikosh?
Plotësoni formularin në link-un e mëposhtëm dhe ngarkoni në të CV-në ose Letrën tuaj të Motivimit:
Suksese!
Skuadra e REC Shqipëri