REC Shqipëri është një organizatë me fokus mbrojtjen e mjedisit dhe është aktive në sektor që prej vitit 1994. Në kuadër të zhvillimeve të reja dhe qasjes novatore në punën me projekte, si dhe me synimin për të afruar të rinjtë në nisma të vullnetarizmit dhe programe të internshipit, fton të rinjtë e interesuar të bëhen pjesë e ekipit të saj.
Nëse je student i vitit të fundit ose i sapodiplomuar, të apasionon mbrojtja e mjedisit dhe dëshiron të punosh në një mjedis dinamik e sfidues, je i mirëpritur të na bashkohesh! Përmes këtij programi, do të kesh mundësinë të aftësohesh dhe të kontribuosh në projekte konkrete, si dhe të fitosh përvojë, që mund të të afrojë me mundësitë e punësimit.
Aplikimet janë të hapura gjatë gjithë vitit.
Jemi veçanërisht të interesuar për të rinj që:
- Zotërojnë gjuhën angleze;
- Kanë aftësi në dizajn grafik dhe përdorimin e produkteve web;
- Janë energjikë, të motivuar dhe të gatshëm për të mësuar.
Plotësoni formularin në link-un e mëposhtëm dhe ngarkoni në të CV-në ose Letrën tuaj të Motivimit: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScOq7k4XJAATJejteZrov_3K3fCK-a055Ldazkx3jpuSd64SA/viewform?usp=sharing
Suksese!
Skuadra e REC Shqipëri