Qendra Burimore e Mjedisit (REC) në Shqipëri shpall thirrjen për aplikime për shërbime fotografimi dhe filmimi në kuadër të projektit “The Triad of Arbanon’s Heritage,” financuar nga programi EU4Culture.
Kërkojmë një ofrues shërbimi për të siguruar materiale fotografike dhe filmike të objekteve të mëposhtme të trashëgimisë kulturore:
- Kepi i Rodonit (Kisha e Shna Ndout dhe mjediset përreth)
- Ura e Kurçajt
- Kisha Manastir e Rubikut
Materialet do të përdoren për dokumentimin dhe promovimin e këtyre objekteve.
Kriteret kryesore përfshijnë:
- Eksperiencë minimumi 3 vjet në projekte të ngjashme
- Portofol punësh të mëparshme
- Disponueshmëri të pajisjeve profesionale (kamera DSLR/mirrorless, drone, stabilizues) dhe përputhje me kriteret teknike (4K për video, minimum 20 MP për foto)
- Aftësi për të realizuar të paktën 4 udhëtime në vendndodhjet e përcaktuara, ku dy prej tyre duhet të përkojnë me datat e ekspeditave (29 Mars dhe 5 Prill 2025)
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 25 Mars 2025.
Ofertat duhet të dërgohen në adresat e mëposhtme:
- info@recshqiperi.org
- development@recshqiperi.org
Ju lutemi, përfshini një portofol të punëve tuaja të mëparshme dhe një ofertë financiare të detajuar.
Për më shumë detaje rreth kësaj thirrje, ju lutemi të shihni me vëmendje Termat e Referencës