Qendra Burimore e Mjedisit (REC) në Shqipëri shpall thirrjen për aplikime për shërbime fotografimi dhe filmimi në kuadër të projektit “The Triad of Arbanon’s Heritage,” financuar nga programi EU4Culture.
Kërkojmë një ofrues shërbimi për të përpunuar dhe edituar materialet bruto të fotografimit dhe filmimit për të prodhuar video promovuese dhe dokumentuese të projektit.
Shërbimet e kërkuara përfshijnë:
- Tre video një-minutëshe (1 min) për secilin prej tre objekteve të trashëgimisë kulturore: Kisha e Shna ‘Ndout në Kepin e Rodonit, Ura e Kurçajt në Krujë dhe Kisha Manastir e Rubikut.
- Një video përmbledhëse që pasqyron aktivitetet dhe rezultatet e projektit, duke përfshirë pamje nga terreni dhe veprimtaritë me grupet e synuara.
- Montimi duhet të përfshijë përdorimin e grafikave, titrave informuese dhe efekteve minimale për një rrjedhë vizuale profesionale.
- Përshtatje të materialeve për përdorim në platforma të ndryshme (TV, rrjete sociale, prezantime).
Kriteret kryesore përfshijnë:
- Eksperiencë të dëshmuar në montimin e videove dhe prodhimin multimedial.
- Portofol punësh të ngjashme.
Përputhshmëri me standardet teknike (editimi dhe montimi në format të përshtatshëm për transmetim dhe publikim digjital (4K dhe Full HD), video me logo dhe brandim të projektit, muzikë dhe efekte zanore pa të drejta autori ose të licencuara për përdorim) dhe afatet e cilësuara.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 25 Mars 2025.
Ofertat duhet të dërgohen në adresat e mëposhtme:
- info@recshqiperi.org
- development@recshqiperi.org
Ju lutemi, përfshini një portofol të punëve tuaja të mëparshme dhe një ofertë financiare të detajuar.
Për më shumë detaje rreth kësaj thirrje, ju lutemi të shihni me vëmendje Termat e Referencës