REC Shqipëri dhe BIRN Albania, në bashkëpunim me partnerët zbatues të projektit “Environmental Justice Albania: EJA,” shpall tender për ekspert ose grup ekspertësh vendas për monitorimin e mediave mbi raportimin për çështjet mjedisore në Shqipëri.
Objekti i punës dhe produktet specifike për këtë detyrë
Në kuadrin e Rezultatit 1: Koalicioni i forcuar dhe më efektiv media-OSHC në forcimin e drejtësisë mjedisore në Shqipëri, BIRN Albania po kërkon të kontraktojë një grup ekspertësh vendas për të monitoruar raportimin e mediave mbi komponentët mjedisorë në Shqipëri, si ajri, uji, toka, pylltaria, mbetjet, biodiversiteti, natyra etj. Ekspertët e përfshirë për këtë detyrë duhet të dorëzojnë produktet e mëposhtme:
- Zhvillimi i metodologjisë së monitorimit të mediave, duke përfshirë metodat cilësore dhe sasiore, të cilat duhet të bien dakord me partnerët e projektit.
- Struktura e raportit përfundimtar që do të dorëzohet pasi të dakordësohet me partnerët e projektit.
- Rishikimi i literaturës dhe mbledhja e të dhënave si për të dhëna sasiore ashtu edhe për të dhëna cilësore. Ekspertët do të identifikojnë përmbajtjen e mediave dhe do të zhvillojnë intervistat / fokus grupet me aktorët përkatës.
- Analiza e të dhënave dhe hartimi i draft raportit bazuar në rishikimin e literaturës, monitorimin e mediave, sfidat dhe rekomandimet e identifikuara nga aktorët kryesorë në Shqipëria.
- Raporti përfundimtar do të dorëzohet partnerëve të projektit, duke përfshirë komentet e tyre për draft raportin.
Kriteret mbi profilin e ekspertizës së kërkuar
Eksperti/ët duhet të kombinojnë kualifikimet e mëposhtme për të adresuar në mënyrë efektive dhe në kohë kërkesat specifike të kësaj detyre:
- Të paktën 5 vjet përvojë pune individuale në fushën e medias dhe mjedisit;
- Një kuptim solid i kontekstit mediatik dhe mjedisor në Shqipëri, i dokumentuar përmes punës dhe publikimeve të mëparshme në fusha të tilla;
- Përvojë e dëshmuar në metodat e kërkimit, duke përfshirë instrumentet e monitorimit të medias;
- Përvojë e dëshmuar në kryerjen e intervistave gjysmë të strukturuara dhe analizës cilësore të të dhënave për raporte të mëparshme kërkimore në fusha të ngjashme;
- Përvojë e dëshmuar në shkrimin e raporteve kërkimore bazuar në të dhëna cilësore dhe sasiore;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal;
- Aftësi të forta menaxhuese të kohës dhe organizative;
- Të jetë në gjendje të sigurojë konfidencialitetin e informacionit të projektit.
Eksperti/ët duhet të jetë i pavarur dhe i lirë nga konflikti i interesit në përgjegjësinë që merr përsipër.
Procesi i aplikimit
Të gjithë grupet e interesuara janë të ftuar të paraqesin në adresën office.albania@birn.eu.com një Letër interesi, duke shpjeguar përvojën përkatëse të mëparshme; CV të anëtarëve të grupit; Kontaktet e dy referencave të mundshme; Ofertën financiare siç është në Aneks A; dhe një Propozim Metodologjik duke përfshirë një përmbledhje të hapave metodike që duhen zbatuar për përmbushjen me sukses të detyrës dhe ndarjen e punës ndërmjet ekspertëve (maksimumi 2 faqe).
Kohëzgjatja e detyrës
Koha për zhvillimin e raportit do të jetë 25 ditë në total nga afati i nënshkrimit të kontratës, gjatë periudhës Shkurt – Maj, 2025.
Afati për dorëzimin e aplikimeve
Dokumentacioni i plotë duhet të dorëzohet deri më 30/05/2025.
Shënim
Kjo është një kontratë e bazuar në tarifë bazuar në numrin e ditëve (25 ditë në total). Këstet e pagesës do të bien dakord me kandidatët e përzgjedhur në bazë të dorëzimit të produkteve kryesore.
Për më shumë detaje mbi objektin e punës dhe kornizën e udhëzimeve përkatëse, ju lutemi referohuni në Termat e Referencës.
Anekse