REC Shqipëri, në bashkëpunim me partnerët zbatues të projektit “Environmental Justice Albania: EJA,” shpall tender për grup ekspertësh që do të angazhohen në hartimin e një raporti diagnostik mbi rolin e gjykatës në shqyrtimin dhe vendimmarrjen lidhur me dëmet mjedisore në Shqipëri. Ky raport është pjesë e një pakete gjithëpërfshirëse që përbëhet nga katër kapituj, të cilët analizojnë rolin e institucioneve kyçe në drejtësinë mjedisore: Gjykata, Prokuroria, Policia dhe Media. Kjo analizë gjithëpërfshirëse synon të ofrojë një perspektivë të plotë mbi sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e zbatimit të të drejtave mjedisore në vend.

Fokusi i Raportit mbi Gjykatën

Ky raport do të përqendrohet në rolin e gjykatave në trajtimin e rasteve të dëmeve mjedisore, kapacitetet e sistemit gjyqësor për të trajtuar këto raste, sfidat e hasura në proceset gjyqësore për çështjet mjedisore dhe bashkëpunimin me institucione të tjera për mbrojtjen e të drejtave mjedisore.

Kriteret mbi profilin e ekspertizës së kërkuar

Grupi i ekspertëve duhet të përbëhet nga jo më shumë 3 profesionistë (mund të pranohen edhe 2 në rast se njëri prej ekspertëve plotëson kriteret teknike të pozicionit të tretë) të fushave të mëposhtme:

  1. Gazetar Investigativ – me eksperiencë në raportimin e çështjeve të ndërlidhura me të drejtat e mjedisit, investigimin e rasteve të abuzimit mjedisor dhe përfaqësimin e çështjeve të komuniteteve të prekura.
  2. Ekspert Ligjor – i pajisur me njohuri të thelluara në fushën e ligjeve mjedisore dhe drejtësisë, për të siguruar që përmbajtja e raporteve të jetë në përputhje me standardet ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare.
  3. Analist apo Ekspert i Fushave të Ndërlidhura – me një lloj afilimi në përvojë me punën e institucioneve të rendit dhe raportet ndër-institucionale me agjenci të tjera, në mbledhje dhe analizim të dhënash, si dhe/apo të ketë njohuri në drejtësinë mjedisore, sigurinë e komunitetit dhe të drejtat e njeriut, për të ndihmuar në përpunimin e të dhënave dhe identifikimin e mangësive ekzistuese në kuadrin institucional.

Objekti i punës dhe korniza e udhëzimeve

Grupi i përzgjedhur i ekspertëve do të angazhohen në krijimin e raporteve që analizojnë situatën e të drejtave mjedisore në Shqipëri nga perspektiva e zbatimit të ligjit dhe përfshirjes së policisë. Raportet diagnostike pritet të ndihmojnë në identifikimin e hendeqeve ekzistuese dhe në përmirësimin e kuadrit institucional për mbrojtjen e mjedisit.

Procesi i aplikimit

Të gjithë grupet e interesuara janë të ftuar të paraqesin në adresën projects@recshqiperi.org dhe recshqiperi@gmail.com një CV të anëtarëve të grupit dhe një propozim metodologjik, ku përshkruajnë strukturën e raportit, qasjen dhe hapat që planifikojnë të ndjekin për realizimin e detyrës. Ky dokument duhet të pasqyrojë vizionin e grupit për mënyrën më efektive të përmbushjes së objektivave të projektit dhe përmbajtjen e qartë të fazave dhe metodave që do të përdoren për përgatitjen e raportit.

Kohëzgjatja e detyrës

Koha për zhvillimin e raportit do te jete 60 ditë nga afati i nënshkrimit të kontratës.

Afati për dorëzimin e aplikimeve

Dokumentacioni i plotë duhet të dorëzohet deri më 15/01/2025.

Shënim

Për më shumë detaje mbi objektin e punës dhe kornizën e udhëzimeve përkatëse, ju lutemi referohuni në Termat e Referencës.