Në vazhdimësi të punës së saj Qëndra Burimore e Mjedisit në Shqipëri në bashkëpunim me Agjensinë e Parqeve dhe Rekreacionit, të Bashkisë Tiranë, organizuan në datë 23 Shkurt 2024, një aktivitet me nxënësit e shkollës “Emin Duraku” duke ndarë me ta informacione rreth biodiversitetit dhe rëndësisë së tij, ndryshimeve globale dhe se si mund të rrisim aftësitë individuale për zgjidhjen e problemeve.

Edukimi Mjedisor është një proçes nëpërmjet të cilit individët, komunitetet dhe organizatat informohen rreth problematikave mjedisore sikurse edhe rëndësisë së mjedisit, duke rritur në këtë mënyrë shkallën e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e tij. Edukimi mjedisor nuk mbështet një pikëpamje të veçantë veprimi, përkundrazi, ai i mëson individët të kenë këndvështrime të ndryshme, mbi një çështje, nëpërmjet aplikimit të mendimit kritik. Përmes të menduarit kritik rritet probabiliteti i zgjidhjes së problemeve duke kontribuar në një proçes efektiv vendimmarrje.

Mjedisor synon të arrijë: Ndërgjegjësimin dhe ndjeshmërinë ndaj mjedisit; të përcjellë njohuri për të realizuar kuptueshmërinë e sfidave mjedisore; të ngrejë shqetësimin për mjedisin dhe motivimin për të përmirësuar cilësinë e tij; krijimin e aftësive për të identifikuar dhe ndihmuar në zgjidhjen e sfidave mjedisore dhe pjesëmarrjen në aktivitetet që udhëheqin zgjidhjen e tyre.

REC Shqipëri ka si objektiv parësor njohjen me Edukimin Mjedisor kryesisht në shkolla duke synuar forcimin e informimit mjedisor dhe sensibilizimin për zhvillimin e qëndrueshëm.